>
LETERSISHQIP

Hudhi Gjitha Fytyrat

Nëse je zgjuar ende, më kujto
Nëse ke fjetur, më ëndërro
Nëse malli të ka marrë, më telefono
E nëse nuk është asnjëra, më harro.

Bora ka ftohur edhe zemrat tona.

Mendoja se giithçka ishte ashtu si flisje, madje isha i bindur se fjalët tua ishin ato të zemrës tënde.
Nuk pati nevojë të kalojë shumë kohë dhe të dilte e vërteta.
Ashtu si bora që mbulon tokën, ti kishe mbuluar fytyrën tënde, ose fytyrat tua më shumë të shkon.

Ditët po ikin e asgjë nuk po ndryshon

Ti ke shkuar por aroma jote ka mbetur në rrobat tua, në dhomën tonë, në shtëpinë tonë.
Çdo kund, në çdo vend, në çdo çast
Ti je ende këtu edhe pse ke shkuar.

Tani kur e mendoj, pyes
Ku i mbaje fytyrat tua kur më shikoje në sy e më gënjeje?

Pa turp më flisje për lumturinë
Për dashurinë
Për jetën e bukur bashkë
Për ëndrrat e bukura që do i realizonim
Për gjithçka të bukur

Vonë e kuptova e prap nuk u binda se nuk je ajo që thua.

Nëse ke fjetur, mos më ëndërro
Nëse je zgjuar, mos më kujto
Nëse ende nuk më ke harruar
Më harro.

Me borën shkriji edhe kujtimet
Pastro shpirtin
Laje zemrën
Hudhi të gjitha fytyrat e mbaje vetëm më të bukurën.