>
LETERSISHQIP

Shpresoj

Nuk ka frikë që e mposhtë dashurinë
E nuk ka izolim që e bllokon mallin
Bota ka zbuluar shumëçka, por jo edhe ilaçin që shëron nga dhembja e dashurisë.

Nuk ka asgjë dhe asnjë kohë, që më detyron të të harroj.

Ti je sikur vdekja, vetëm njëherë vjen
Ti je sikur zjarri që djeg gjithçka
Je si akulli
Si dielli
Si hëna
Si ylli
Nuk ka si ti.

Më ka marrë malli për ty
Për aromën tënde
Për trupin tënd
Për puthjen tënde
Për kaçurrelat e tua
Për ledhatimin tënd

Të prita e u takuam
Askush asgjë nuk tha
U pamë e u përqafuam
Bota kishte pamje të re
E sheshi ishte i tëri i yni
Më kishin munguar buzët tua
E afshi yt më digjte
Hmmm
Gjumi më doli e ishte vetëm ëndërr.

Ti atje e unë këtu
Larg e në mall

Dikur gjithçka kalon edhe prap në krah të mbaj

Shpresoj