>
LETERSISHQIP

Harruan Që...

Na e dogjën tokën
Por harruan
Që,
Në tokën e djegur mbijnë lulet më të bukura.
Na vranë
Në varrosën
Por harruan
Që,
Për shtim duhet fara
Na luftuan
Por harruan
Që,
Ne luftërat i kemi dasma
Na ndanë
Edhe kufij na qitën
Prap harruan
Që,
Zemrat nuk ndahen me gjemba
Na prenë degët
Na krasitën
Por harruan
Që,
Rrënjët i kemi shumë thellë
U munduan të na shfarosin
Por harruan
Që,
Ne jemi këtu para se të shkruhej historia