>
LETERSISHQIP

Në Dhe Të Huaj

Në dheun e huaj, je veç një i huaj
që ecën i gjallë
Ku gjuha jote të vlen vetëm brenda katër mureve ku ti jeton
E ku prapë je i vetëm.
Në tokën e huaj, je veç një i huaj
Njerëzit që i njeh, edhe pse të njohin je i huaj
Mysafir në shtëpinë tënde
Mysafir në tokë të huaj
Mysafir edhe në tokën tënde
Në tokën e huaj je veç një i huaj