>
LETERSISHQIP

Kovat Me Hidhërim

Kovat me hidhërim zbrazi
Te kujtimet mos u kthe
Që të hap plagën e vjetër
Gjithmonë ka diçka atje.
Ëmbëlsinë e ditës së sotme
mos e prish me helmin e së djeshmës
Ajo iku e më nuk kthehet, deri në ditën e llogarisë
E djeshmja nuk kthehet, ka kaluar,
ka ikur,
ka shkuar.
Jetoje të sotmen që peshon sa jeta jote.
E gjithë jeta e kësaj bote
Veç një frymëmarrje është larg tjetrës
Veç një përpëlitje e svye e ndan jetën prej të vërtetës
Enigma e të nesërmes mos ta dridhë zemrën
As fytyrën mos ta ngrysë.