Më mbaj mend (për 1 muaj)

Faqet E Vjetra

Nëpër faqet e vjetra të ditarit të kujtimeve Takova ngjarjet tona të pluhurosura
Sa shumë vite kishin kaluar
Nuk jemi takuar
Sa shumë kemi ndryshuar
E çuditërisht ende të dua sikur atëherë.

Ngjyrat e zbehta të fjalëve të shkruara Ishin porsi fjalët që u thanë, u thyen e
nuk i mbajtën.

Fjalë shumë
Ikën porsi drita kur fshihet dielli
Asgjë nuk mbeti nga to
Përveç disa vargjeve të thurura me nguti
Të shkruara vetëm me dorë
Pa asnjë ndienjë zemre në to.

Hëna ende ruan copëza kujtimesh nga takimet tona të fshehta.
Rrugica e kujtimeve gëlon nga puthjet
plot afsh
Në rrugën e të dashuruarve, tani shitisim të vetmuar
Duke kujtuar ato pak gjëra që ende koha nuk i ka gllabëruar.

- Poezi nga Benjamin Krasniqi



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Komente 0