>
LETERSISHQIP

Dritat E Qytetit

Ecjen i vetmuar e bëj
I harruar, e i humbur.
Asgjë nuk vërej askund
Humbas në rrugët e gjata
Që veç fillimin ua di.
Dritat e qytetit më shoqërojnë
Edhe në mesin e natës.
Vetëmin nuk ma përmbush asgjë
Qetësinë nuk e gjej askund
E vetën e treti çdo kund.
Në dritat e qytetit
Silueta humbet
Më braktisë
Ikën.
Krejt ëndrrat i kam tretur rrugës
I kam hedhur qosheve të qytetit
I kam braktisur tinëzisht
Sikurse lumturia mua.