>
BIOSHQIP

Berkani Nis Punën Për Studion E Tij

29-03-2012
Nëse dikush ka menduar se këngëtari shkupjan Berkan Ahmeti po largohet nga muzika, ka gabuar, pasi ai na konfirmon se jo vetëm po merret me këngë, por edhe e ka nisur punën për një studio moderne muzikore. Sipas këngëtarit, arsyeja që po e ndërton studion në shtëpinë tij është se aty ndihet më rehat.

Djaloshi karizmatik thotë se e ka nisur punën seriozisht, pasi e ka marrë një shtëpi tjetër, ku do të jetojë vetë dhe aty do të ketë edhe kushte komode për studion e tij muzikore, për të krijuar këngë edhe për artistët e tjerë
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Berkani Nis Punën Për Studion E Tij