>
BIOSHQIP

Berkan Paralajmëron Rikthim Bombastik

12-07-2012
Ka kohë që këngëtari Berkan Beka është duke pauzuar nga kënga për shkak siç thotë edhe vet ai të obligimeve studentore. Megjithatë ai ka arritur të përfundoj me sukses provimet në fakultetin e aktrimit gjë që kanë ndikuar që ai të mbetet prapa me këngën. Berkani na bënë të ditur se shumë shpejt do të kthehet në skenë madje kthimi i tij do të jetë si një bombë. "U lodha gjatë tërë vitit me provimet e aktrimit dhe kështu që mbeta pak prapa me këngën. Por do të vazhdoj kur do jem gati si me këngë ashtu edhe me videoklipe. Ka mbetur edhe pak dhe aty ku do plas do plas si bombë që të sjell gjëra shumë të mira si me këngë ashtu edhe me videoklipe", ka thënë ai për "Zëri". Berkani tani momentalisht është duke u marrë me sport përkatësisht futboll dhe është tifoz i flaktë i klubit të futbollit "Real Madrid". "Përveç futbollit luaj edhe me SonyPlaystacion" dhe i ndjek lajmet për 'Real Madridin' se a ka transfero të ri apo jo, sepse jam shumë i dhënë pas këtij klubi të futbollit" ka thënë në fund ai.
(K. Bajrami / zeri)

Berkan Paralajmëron Rikthim Bombastik