Më mbaj mend (për 1 muaj)

Bertan Asllani: Nuk Jam Ne Lidhje Me Tamaren

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2
[24-02-2012]
Koheve te fundit neper media te ndryshme spekulohej qe kengetari i ri dhe njehere mjaft i suksesshem eshte ne lidhje me kengetaren maqedonase Tamara Todevska. Por ato do te ngelin vetem thashetheme pasi qe Bertani Asllani demantoi te gjitha ate duke thene se mes tij dhe Tamares ekziston vetem shoqeri.

"Mes mua dhe Tamares pervec shoqerise nuk ekziston asgje tjeter. Ne kohe te gjate jemi ne bashkepunim dhe gjate viteve kemi krijuar shoqeri mjaft te mire. Ju e dini se me "BMA" produksionin bashkepunojne edhe shume kengetar tjere, si per shembull Toni Zen. Thjesht jemi duke punuar me Tamaren ne projekte te reja, kjo eshte e tera", deklaroi per "Zhurnal plus" Bertan Asllani.

Nder te tjerash ai zbuloi se eshte duke punuar ne albumin e tij ne gjuhen turke, me cka edhe ndodhet per momentin ne Turqi por duke mos lene anash edhe projektet per kenget ne gjuhen shqipe.
 (zhurnal)



Komente 0