>
BIOSHQIP
Biografia
Besa Kaziu, lindur ne vitin 2000 dhe është një producente nga Maqedonia e Veriut. Ajo krijon këngët e saja duke shkruar tekstin, muzikën, duke kënduar dhe realizuar produksionin e tyre. Luan në kitarë që prej moshës 12 vjeçare.

Më datë 11 Maj 2020, Besa Kaziu publikon videoklipin e saj te parë "Ne Zemer Tjeter".

Më datë 8 Korrik 2020, Besa Kaziu publikon videoklipin "Kujtime".

Në Qershor 2021, Besa Kaziu merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën "Ne Zemer Tjeter".

Më datë 15 Shkurt 2023, Besa Kaziu publikon videoklipin "M'ka Harru". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Besa Kaziu & EngliVersal, teksa teksti u shkrua nga vetë Besa Kaziu. Produksioni audio u realizua nga EngliVersal.

Më datë 13 Korrik 2023, Besa Kaziu & Estyn publikojnë videoklipin "No To Forever". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Besa Kaziu.

Më datë 14 Mars 2024, Besa Kaziu publikon videoklipin "Harrove". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Besa Kaziu.