>
BIOSHQIP

Besa Me Projekt Shumë Të Veçant Këtë Verë

12-07-2015
Shumë këngëtarë kanë zgjedhur që këtë verë të realizojnë hite, bashkpuime apo edhe videoklipe nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë & Kosovës për të promovuar trojet shqiptare. Por këngëtarja Besa Kokëdhima ka zgjedhur diçka krejt tjetër. Ajo është duke realizuar një projekt i cili titullohet "Summer Chronicles” e që në fakt është një set i ri fotografik të cilin këngëtarja është duke e realizuar në qëllim të promovimit të Shqipërisë. Këtë projekt ajo është duke e realizuar në bashkpunim me fotografin e njohur Eugenio Qose, duke shpresuar që ky set të ket përhapje sa më të madhe dhe jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. Lajmin për këtë projekt e ka komfirmuar vetë këngëtarja nëpërmes disa fotove të cilat i ka postuar në rrjetet sociale. Përveq këtij fotosesioni në fund të korrikut ajo do të sjellë edhe një videoklip, fjala është për një këngë në bashkpunim me Dr.Mic.







(B.A/Teksteshqip.Com)

Besa Me Projekt Shumë Të Veçant Këtë Verë