>
BIOSHQIP

Besart Halimi, I Kënaqur Me Suksesin E Këngës “Nuk Kthehesh Ti”

14-04-2016
Këngëtari i njohur kosovar Besart Halimi është ndarë i kënaqur me projektin e tij më të fundit “Nuk kthehesh ti”.

Në emisionin “Express” të KTV-së, ai është shprehur se ka marrë komente shumë pozitive dhe se këto i ka parashikuar para lansimit të këngës sepse “kënga më është dukur shumë e mirë që në fillim”.

Halimi po ashtu ka folur edhe për ndryshimin e zhanreve në karrierën e tij.

Nga një këngëtar që kishte kënduar edhe Rock, Halimi tani po këndon më shumë këngë të lehta dhe popullore dhe ky stil thotë se është pritur mirë nga adhuruesit e tij.

“Kam parë se njerëzve po ju pëlqejnë projektet e mija të reja. Edhe unë po ndjehem mirë me stilin e ri. Kam vendosur të këndoj për një shumicë dhe nëpër mbrëmje të ndryshme kudo që po këndoj po kaloj shumë bukur”, ka thënë ai.
(Telegrafi)

Besart Halimi, I Kënaqur Me Suksesin E Këngës “Nuk Kthehesh Ti”