>
BIOSHQIP

Besart Halimi: I Nderuar Që Prezantova Kosovën Në “Türkçevizyon”

19-12-2013
Angazhimet e shumta, këngët e reja e përkrahja nga publiku, janë ato që këngëtarët tanë i mbajnë në skenë. E këtë fat pohon ta ketë pasur vitin që po lëmë pas edhe këngëtari Besart Halimi.



Ai për Tribuna ka thënë që viti 2013 ka qenë një vit plot suksese për te. “Ka qenë vërtet një vit i suksesshëm. Njëri ndër sukseset e mia më të mëdha këtë vit ka qenë pjesëmarrja ime në festivalin në Turqi "TürkçeVizyon”, ku mu dha rasti ta prezantoj shtetin tim në një festival shumë të madh.



Pjesëmarrës ishin më shumë se 15 mijë veta në publik. Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme një eveniment shumë i madh. U ndjeva i nderuar që e prezantova vendin tim Kosovën”, ka thënë Besarti.
(Nita Brisku)