Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Per Nënën

Nëna

Është tokë e është qiell
Është hënë e është diell
Është gjithçka për mua
Nëna 
Që mbi çdo gjë e dua


Edhe sikur çdo natë 
T'a puthe në ballë 
Edhe sikur çdo sekondë 
Para duarve t'a mbaj
Përsëri e di
Që borxh i jam asaj


Kur ti Nënë m'bekon
Me Zotin jam kudo
Kur ti më përqafon 
Shpirtin tim e ngrohë


Ti, botës i jep kuptim
Me ty , askush s' krahasohet
Ti, meriton çdo nderim
Që emri yt të lartësohet 


Je dritë e syve të mi
Dhe dritë ke me mbetë
Nënë , askush s' është si ti
E pazëvendësueshëme je në këtë jetë ..


Tropojë 2014

- poezi nga Besart Ramiz Tafaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  28

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet