>
LETERSISHQIP

Njih Vetveten

A e din ti more zotni i ndritun
Se me përralla s' mbahet Jeta
Mësoje këtë n'mos e paç ditun
Se tana t'zezat t'vijnë kah Vetja

Po po, kah vetja t'vijnë zotni
E hiç mos m'ban si sikur s' di
Se e din mirë për hir t'vërtetës
Njeriu asht' e zeza e t'vetes

A e din ti more i shkreti i t'shkretës
Diçka t'drejtë po due me t'thanë :
Se atë që i ban ti vetes
S' ta ban kush për nji jetë t'tanë

Paj qebesa e t'lumit Zot
Veç çka lodhesh tan kohen kot
Tuj lyp t'fajshmin n'çdo cep bote
Kur faj-zeza asht' pjella jote

Hapi sytë e kqyrem n'fytyrë
As nuk t'njoh e as s'më njeh mirë
Po, po nuk dite me u pa n'pasqyrë
T'tjert me i njoft do e kiesh t'vështirë

More as Zotit s' kie pse i lutesh
Kur n'shpi t'dreqit shkon e futesh
Se edhe Zoti s'të jep dermân
Dhe pse Mëshirën e ka shumë t'gjân'
Kur n'rrugë t'Tijna s' je karvân

N'daç i miri, n'daç i keqi
N'daç thuej shejti, n'daç thuej dreqi
N'daç e bardha, n'daç e zeza
Prej tek ti burojnë qebesa !!