>
BIOSHQIP
Biografia
Një tjetër këngëtare i është shtuar së fundmi tregut muzikor shqiptar. Ajo është Besiana, e cila më datë 29 Dhjetor 2017, ka startuar së fundmi karrierën e saj muzikore me projektin e parë, të titulluar “Melodi”. Kjo këngë është punuar nga Cricket, ndërsa është realizuar edhe me klip, i cili është punuar nga MAX Production. Klipi është mjaft i veçantë, dhe sjell atmosferën e festave të fundvitit, ndërsa duket të jetë një start i mbarë për Besianën.

Më datë 15 Prill 2019, Besiana publikon videoklipin "Loca". Theksojmë se instrumentalin e këngës e ka bërë vetë autorja në bashkëpunim me Bigdeal Records. Gjithashtu këngëtarja është kujdesur për tekstin së bashku me Timin.

Më datë 21 Shtator 2021, Gresa Behluli & Besiana publikojnë videoklipin "Numero Uno". Muzika e këngës u punua nga Armend Rexhepagiqi, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku.

Më datë 17 Qershor 2022, Besiana publikon videoklipin "Crush A Love". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Petrit Sefaj & Silvi Mema kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Čekic.

Më datë 18 Tetor 2022, Besiana publikon videoklipin "Tash Jemi Një". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimi u realizua nga Čekic. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 16 Gusht 2023, Besiana Behluli publikon videoklipin "Dilema".