Besiana Mehmedi, E Nderuar Nëpër Festivale


Nuk ka akoma asnjë votë

[11-12-2012]
Besjana Mehmedi një këngëtare mjaftë modeste e cila në çdo pjesëmarrje korr suksese. Çmimi i fundit në "Festivalin e Flamurit" të mbajtur në Shqipëri e ka bërë të ndjehet mjaftë e veçantë, ngase kjo fitore i erdhi nga juria e tri vendeve Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

"Jam shumë e nderuar që u shpërbleva me çmimin e dytë në "Festivalin e Flamurit", në këtë koncert performuam bashkë me Shkodranin dhe jemi mjaftë të kënaqur" ka thënë ajo për "Zëri".

Besiana një sukses të madh e arriti edhe në festivalin "Kosovarja Këndon" që u mbajt në Ferizaj, aty ajo performoi me orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar me këngën tradicionale kosovare "Vjen Valia".

Tani Besiana është e angazhuar edhe me projekte të reja me të cilat do të paraqitet së bashku me Shkodranin në programet festive të Vitit të Ri.
 (zeri)

      Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj - Flakëro Flamuri Im [Teksti dhe Klipi]