>
LETERSISHQIP

Si Dy Sy

Çdo ditë kalon, s’ndalon koha kurrë
Ne mbetemi njësoj, si dikur të ndarë
Unë ende jam i njëjti, por jo ky ujë nën urë
Sa fort ndarja shpirtin ma ka vrarë

S’kisha faj unë, as ti s’je fajtore
Që mbetëm si sytë: të njëjtë e gjithmonë të ndarë
Gjithmonë njësoj shpirtin m’kap për dore
Kujtimi për ty çdo ditë ma ka vrarë

Ç’pres me shpresë, kurrë s’e kam kuptuar
Pse jetoj vetëm, pa dritë, pa jetë, pa ty,
Çdo ditë kalon, njësoj, kurrë s’të kam harruar
Ne mbetëm njësoj, të njëjtë, ndarë, si dy sy.