>
BIOSHQIP

Big Basta Largohet Nga “Big City Studios” Pas Mosmarrëveshjesh

26-08-2012
Gerald Xhari, i njohur si Big Basta, ka ndërprerë kontratën e tij të punës me bashkëpunëtorët e "Big City Studio's" duke u larguar përfundimisht nga kjo studio, ku ai punonte për realizimin e këngëve të tij. Kanë qenë disa mosmarrëveshje mes tyre, që kanë çuar në ndërprerjen e këtij bashkëpunimi, ndërkohë që Bigu po mendon të hapë një studio të tij, ndërsa ka nisur bashkëjetesën me këngëtaren kosovare Vesa Luma.

Big Basta tërhiqet nga kjo studio pas një viti që publikoi klipin "Bounce with the star", dhe publikimin e albumit të tij të dytë me titull "Radio & Club (R&C)". Promovimin e këtij albumi ai e bëri në një party në "Muza Park", ku pohoi se prej nga 20 këngët e reja të këtij albumi ishin frymëzuar nga eksperiencat e tij personale. Me "Big City Studio's ai realizoi dhe klipin "Sot jam vonë", klipi që erdhi pas duetit me Vesa Lumën. Këngëtarja kosovare u shfaq si e dashura e tij zyrtare në promovimin e albumit, ndërsa u fotografua pranë tij, duke bërë gjeste përkujdesjeje ndaj tij. Ndërkohë që kjo periudhë mund të konsiderohet dhe një "muaj mjalti" mes çiftit pasi i janë përkushtuar totalisht njëri-tjetrit dhe udhëtimeve në Kosovë e Maqedoni, duke lënë pak mënjanë krijimtarinë. Le të shohim rikthimin e ri në vjeshtë të Bigut, bashkëjetesën me këngëtaren dhe krijimet e reja që pritet të lançojë. Kjo është hera e tretë që Big Basta në karrierën e tij si reper ndërpret marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Dhënien fund të bashkëpunimit të tij disavjeçar me Flori Mumajesin ai e njoftoi me klipin "Bohu gati", një nga këngët e albumit "N'laborator", ku fansat e komentuan si këngën ku Big Basta i drejtohej pikërisht Florit me vargje të forta. Ndërkohë që para Florit, 26-vjeçari Gerald Xhari, i cili e ka nisur karrierën e tij në vitin 2003, ishte shkëputur nga një bashkëpunim artistik nga Dr.Flori. Në shtator të vitit 2006 ai nisi një kontratë me "Studio style" nën menaxhimin e Dr. Flori dhe "Produkt 28", por doli i pakënaqur nga ky menaxhim, për shkak se nuk u arrit të publikohej dot albumi i parë.
(PanoramaPlus)

Big Basta Largohet Nga “Big City Studios” Pas Mosmarrëveshjesh