>
BIOSHQIP

Big Basta Fejohet Në Paris Me Vesën

12-12-2012
Çifti i përfolur i vipa-ve shqiptare, Vesa Luma dhe Gerald Xhari (Big Basta), ashtu siç kanë mbajtur të fshehur për disa muaj lidhjen e tyre, kanë bërë një fejesë të veçantë, larg vëmendjes së mediave.

Ata kanë udhëtuar në "kryeqytetin e dashurisë", Paris, për të zyrtarizuar lidhjen e tyre, duke shkëmbyer unazat në Kullën e Ajfelit, më datën e e veçantë 12.12.2012 , saktësisht në ora 12:00.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Vesa ka bërë të ditur se ky ka qenë "momenti më i lumtur në jetë', ndërsa të dashurin e saj e ka vlerësuar si "njeriun më special në të gjithë universin".

Momenti me i lumtur i jetes sime ishte SOT! Te dua shume Gerald Xhari!Je njeriu me special ne te gjithe Universin!! #eiffel tower #paris
12.12.12 tm 12:00

Vesa ka uruar që edhe vajzat e tjera të përjetojnë lumturinë e saj, duke shkruar: "Shpresoj që të gjitha vajzat të kenë fatin e mirë të kenë në krah një mashkull perfekt, që të bën të ndihesh femra më speciale në botë!"
(vipat)

Big Basta Fejohet Në Paris Me Vesën