>
BIOSHQIP

Big Mama Shpërndan Mjetet Nga Koncerti Për Kumanovën

27-05-2015
Ditën e hënë, me datë 25 maj, u mbajt koncerti humanitar në Tetovë për t'u solidarizuar me kumanovarët e prekur nga tragjedia, tashmë e njohur për të gjithë. Në këtë koncert morën pjesë mbi 35 artistë, ndërsa sot organizatorët e këtij eventi humanitar, Big Mama dhe Blerand Rexhepi ishin në Kumanovë për t'i shpërndarë mjetet e tubuara nga mbrëmja. Në sytë dhe zemrën e kumanovarëve ndriçonte përulësia ndaj të gjithë atyre që ndanë sadopak për t'u dalur në ndihmë në këtë gjendje të vështirë. Big Mama dhe Blerandi janë shembuj të cilët na përkujtojnë se ka ende të atillë artistë të cilët mendojnë humanizmin dhe që ndajnë dhembjen bashkë me të goditurit e fatkeqësive. Big Mama premton se do jetë në lëvizje edhe më të mëdha për të mbledhur ndihma për bashkëatdhetarët e saj.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Big Mama Shpërndan Mjetet Nga Koncerti Për Kumanovën