>
BIOSHQIP

Skandali Vazhdon, Shikoni Mesazhet Kërcënuese Të Agon Amigës Dhe Afërditës Dërguar Ish-Gruas

11-08-2015
Tradhëtia e bërë nga reperi Agon Amiga me Afërdita Dreshajn, ndaj gruas së tij me sa duket i ka "pezmatuar" çiftin e ri. Pasi vendosën që të dy të tradhtojnë, njëri gruan e tjetri të dashurin, dy protagonistët po e zënë fajtore ish gruan e Agonit ndaj të cilës të dy kanë bërë mesazhe kërcënuese. Agon Amiga e ofendon rëndë gruan e pafajshme, të cilën e kërcënon me fjalët si: “Se ki me e pa kush jom unë”. Madje Agoni shfaqet tejet qesharak pasi që nuk ndalet së kërcënuari dhe në fund i thotë ish gruas së tij se nuk jam duke të kërcënuar. Koritja nuk ka fund pasi që në mesin e turpit edhe Afërdita Dreshaj gjen fjalë ndaj gruas që i ndërhyri tradhëtisht në jetën private. Ajo e kërcënon ish gruan e Agonit duke i thënë që këto i paske nxjerrë tani është momenti jem. Gjithashtu shihet qartë se e gjithë kjo filloi pas publikimit të lajmit në Indeksonline një ditë më parë. Indeksonline vazhdon të qëndroi prapa vërtetës të këtij skandali dhe se garanton se mesazhet janë origjinale.
(Indeksonline)

Skandali Vazhdon, Shikoni Mesazhet Kërcënuese Të Agon Amigës Dhe Afërditës Dërguar Ish-Gruas