>
BIOSHQIP

Egzona Mohon Bashkimin Me Agon Amigën

23-08-2015
Pas një periudhe ‘qetësie’, dje në media u rikthye vëmendja tek skandali i bisedave mes Agon Amigës dhe Afërdita Dreshajt dhe asaj që u shkaktua pas. Një foto e Agonit dhe ish-gruas së tij Egzonës e postuar sot në një llogari në Facebook ngjalli dyshime për një përmirësim raportesh mes dyshes. Madje shtypi rozë shkoi aq larg duke aluduar se e gjithë ngjarja ishte inskenim i pastër dhe ndarja e çiftit ishte shpikje. Por Egzona e kontaktuar nga Prive, deklaroi nga Gjermania ku po qëndron se asgjë nga çfarë është shkruajtur në shtyp nuk është e vërtetë. Ajo mes të tjerash shtoi se imazhi është postuar nga ndonjë profil me emër të rrejshëm. Të kujtojmë se e gjithë ngjarja erdhi si rrjedhojë e bashkëpunimit të Amigës dhe Afërdita Dreshajt ‘Topless’ që pasoi me publikim të bisedave në të cilat tejkaloheshin raportet kolegiale.
(-)

Egzona Mohon Bashkimin Me Agon Amigën