TEKSTESHQIP

Bik Ndoja
Falmi Zot Edhe Dy Sy
Lyrics

Falmi zot edhe dy sy
E të çmallem tu t`pa ty
Atë rrem floku derdhë mbi ballë
Grisë tek gjoksi k`mishnë e bardhë
Buzë si pjeshka me u shkri n`gojë
Mandej vdekja t`vijë kur t`dojë

Falmi zot edhe dy sy
Sall t`i shoh veç për nusëri
N`shpinë të kalit me duvak
Bardhë si bora e kuq si flakë
Si ylber thye mbi lugje
Nuk ka vdek kush t`merr për nuse

Falmi zot edhe dy sy
E të çmallem tu t`pa ty