Tema: Poezi Për Atdheun

Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
nje prill i pikelluar ne shpirt.
atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
e mban - dhe te mban ty ne shpirt.

atdheu eshte toka e premtuar.
ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

atdheu eshte buka e uritur.
te iken nga duart e dot nuk te ngop
enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
me syte n'erresire vetveten kerkon.

atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
ne nje pike loti lirine e lind.

atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti

- poezi nga Bilal Xhaferri


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  176