>
BIOSHQIP

Bimbimma: “Dua Që Albumi Të Dalë Ashtu Siç E Kam Menduar”

08-03-2014
Është i njohur në publik për temat delikate që i sjell përmes këngëve të tij. Bëhet fjalë për rep artistin BimBimma i cili ka treguar se është duke punuar intensivisht që në masë të vijë me një album.

“Jam duke punuar intensivisht në albumin tim. Jam duke mbledhur këngë, duke shkruar tekste e duke bërë përgatitje maksimale që albumi të dalë ashtu siç e kam menduar”, ka thënë BimBimma, ndërsa ka theksuar se ende nuk e di se kur do të bëhet promovimi i këtij projekti.

“Meqë ende jam në proces të punës nuk e di saktësisht se sa këngë do të përmbajë albumi e as kur do të publikohet, gjithçka varet nga procesi i punës, nuk dëshiroj ta përshpejtoj ritmin e të dal diçka jashtë asaj që e kam planifikuar”.
(Nita Brisku)

Bimbimma: “Dua Që Albumi Të Dalë Ashtu Siç E Kam Menduar”