>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Murder (Remake)” Nga Bimbimma Dhe Kida

29-08-2014




BimBimma ka lansuar videoklipin e tij më të ri me një version “remake” të këngës “Murder”.
Kënga është duet i reperit me Kengtaren e re në skenën e muzikës, Kida. Muzika është realizuar nga dyshja Zapp and Chriss, derisa video është produksion i “VetProdakshën”.



“Nuk kisha dhënë shumë detaje, e kisha lënë si surprizë për gjithë fansat, sidomos për ata që përtojnë të lexojnë e që kanë qejf vetëm me pa klipin”, ka theksuar reperi.



“Refreni është i Kidës kurse pjesët e tekstit i kam shkruar unë”. Ai gjithashtu ka treguar se kënga është realizuar edhe me klip dhe ky videoklip është punuar me njerëz të cilët janë shumë profesionist në punën që e bëjnë. BimBimma ka theksuar se ka në plan që t’i punojë edhe tri projekte të reja muzikore, të cilat do të realizohen edhe me videoklip.



“Unë para se të shkruaj një tekst për një këngëtar apo këngëtare së pari e studioj atë, ja bëj një intervistë për gjërat që mua më interesojnë. Unë kam studiuar psikologjinë dhe kjo gjë më ndihmon shumë dhe më e mira e gjithë kësaj është se asnjëherë nuk ka ndodhur që teksti që e kam shkruar për dikë të më kthehet mbrapa, apo të kërkojnë të ndryshojnë diçka”, ka theksuar reperi.



“JO, asnjëherë nuk e ndërroj këtë zhanër, sepse me rep unë e shprehi më së miri atë që e mendoj apo e ndjej. Është e vetmja mënyrë për të thënë drejtë atë që unë dua ta ndaj me të gjithë fansat e mi”, ka shtuar reperi. BimmBimma ka thënë se në Shqipëri nuk ka pasur rep, mirëpo reperët shqiptarë kanë marrë model repin nga Kosova. “Repi në trojet shqiptare në përgjithësi zanafillën e ka në Kosovë. Në Shqipëri repi nuk ka ekzistuar, mirëpo reperët shqiptarë kanë marrë model repin që është bërë në Kosovë”, ka thënë ai.


2 Fjalë Për Klipin E Ri “Murder (Remake)” Nga Bimbimma Dhe Kida