TEKSTESHQIP

Binjaket Ismajli
Damari I Zemres
Lyrics

Mori motra ime,
më trego se kur po vjen
mos i harro ditët tona
ti je gjysma e shpirtit tem.

Prej se u martova
jeta më largoj nga ti
m'ka marr malli
met pas afër
me i qajt hallet veç me ty.

2x Ah moj motra ime s'të largoj prej mendjes, ti për mua je damari i zemrës.

Gjithçka ishte e bukur,
sa mëngjeset na kan zbardhë,
jemi rritur në një votër
ato ditë ma s'kanë me ardhë.
Ato vite si harroj
kisha dasht kohën me kthy
po ta them një fjalë nga zemra
lumja motra që t'ka ty.

2x Ah moj motra ime s'të largoj prej mendjes, ti për mua je damari i zemrës.

Ti për mua je damari i zemrës!

DËRGOI: