A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Bleona Reagon Rreth Fotos Me Ish-Bashkëshortin


Not Yet Rated

[24-01-2016]
U bë temë në media ditë më parë fotoja që Bleona hodhi në "Instagram" ku shihej duke u përqafuar me ish bashkshortin e saj Ganin, gjë që shtynë mediat të aludojnë se ata mbase mund të jenë në një "comeback".

Por gjithçka hidhet posht nga Bleona, pasi ajo nëpërmes një interviste për "Bluetooth" ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Ajo madje ka kritikuar ashpër mediat se pse meret aq seriozisht një foto e tillë kur ajo ka të drejtë të publikojë në Instagramin e saj foto nga momentet e saj të bukura ndër vite.

“Pse nuk kam të drejtë të nxjerr memoriet e jetës time në Instagramin tim?! Marrëdhënia jonë tashmë është e një niveli tjetër, jo burrë e grua. Ai është një nga njerëzit që i besoj më shumë, pas familjes time. Por nuk bëhet fjalë për një rikthim”, tha Bleona.



 (B.A/Teksteshqip.Com)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019