>
LETERSISHQIP

Dëshmorit

Mu aty ku ti je
Ka diell dhe hije
Zemrat këndojn lavde
E thenje dashurie.

Aty buçet kënga
Fjala hedh shkendija
Ku të shkeli këmba
Lë gjurmë ndër breznia.

Më të bukurën mënyrë
E dhe hakun tënd
Gjaku tu bë ngjyrë
Pushka tu bë pend.

Je perballë nesh
Krenarë e hire plotë
Lapidar në shesh
Je për jetë e mot.