A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Blerina Braka: “Adrenalina, Elementi Që Më Cilëson”


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  5
[11-08-2015]
Atë e njohin e gjithë mosha rinore, pasi hitet e saj ndëgjohen gjithandej. Është për t’u veçuar te Blerina ajo se çdo këngë që ka sjellur është shndërruar në hit, sukses të cilin jo të gjithë mund ta shijojnë. Për të mësuar më tepër rreth saj dhe projekteve, ju ftojmë të lexoni intervistën e zhvilluar enkas për këtë sezon!...

TeksteShqip: Blerina, a mund të na i kujtoni momentet e para skenike tuajat?!

Blerina Braka: Kam filluar të këndoj qysh kur isha 9 vjeçare. Unë jam njohur si fëmijë shumë i shkathët e me plot adrenalinë, element ky që ka ndikuar në ngritjen time.



TeksteShqip: Si u përcaktuat në këtë rrymë muzikore, në të cilën ju jeni vërtetë profesioniste?

Blerina Braka: Si fillim, unë e kam preferuar këtë rrymë, por dhe që të përcakton vetë puna dhe eksperienca, ajo nuk diskutohet!

TeksteShqip: Kush ka qenë përkrahësi juaj më i madh?

Blerina Braka: Përkrahës më të mëdhenj kam familjen dhe motrat e mija, pa përjashtuar këtu edhe bashkëpunëtorët. Pa ndihmën e tyre, lirisht mund të them që s’do kisha arritur këto suksese.

TeksteShqip: Me kë bashkëpunoni zakonisht për projektet e suksesshme muzikore?

Blerina Braka: Me thënë të drejtën, kam bashkëpunuar me kompozitorë e këngëtarë të ndryshëm. Mes gjithë sukseseve të arritura me të gjithë, do kisha veçuar bashkëpunimin me DeVox dhe Gramoz Kozelin.



TeksteShqip: E kujt ishte ideja e bashkëpunimit më të fundit mes jush, Anxhelinës, Erikut dhe Aurelit?

Blerina Braka: Si ide qe e Aurelit, Anxhelës dhe e imja. Kemi qenë rastësisht në një kafe dhe nga aty u drejtuam për në studio. Lajmëruam edhe Erikun, pasi ne të katërt punojmë në një klub të Tiranës, çdo të premte dhe të shtunë. Jemi të kënaqur që të gjithë nga ky bashkëpunim, sepse vërtetë kemi marrë pëlqime të mëdha.

TeksteShqip: Si e kaloni një ditë të zakonshme?

Blerina Braka: Po si çdo femër tjetër, merrem me veten, por dhe gjithmonë jam në kërkim të një materiali të bukur muzikor.



TeksteShqip: Ku do ju gjejnë më së shumti fansat në këto ditë të nxehta verore?

Blerina Braka: Jam në lëvizje gjithandej nëpër Shqipëri dhe këtë vit kam filluar të lëvroj muzikën edhe në Kosovë.

TeksteShqip: Blerina, ishte kënaqësi t'ju kishim në intervistë. A keni diçka të shtoni?...

Blerina Braka: Unë ju falenderoj juve dhe ju përgëzoj për punën që bëni. Ndërkohë, shfrytëzoj rastin t’i përshëndes dhe falenderoj të gjithë fansat e mi!
 (Arsim Kolari - TeksteShqip.com)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019