>
BIOSHQIP

Blerina Braka: Kam Disa Surpriza Për Fansat E Mi

30-03-2013
Blerina Braka eshte nje nder kengetaret e pakta te muzikes se lehte, qe ka mbaruar Akademine e Arteve si kengetare e muzikes lirike. Mund te mendohet se ky fakt mund ta pengoje per te qene e suksesshme, por duket se asnjera nga zhanret qe ajo kultivon, nuk nderhyjne ne suksesin e njeri-tjetres. Blerina tregon ne kete interviste pse ajo njihet me shume si kengetare e muzikes se lehte, duke thene edhe disa nga surprizat qe ka rezervuar per te gjithe fansat e saj.



Jeni duke u aktivizuar ne operen “Ali Pasha”, cfare roli keni aty, na flisni dicka me shume ne lidhje me te… Pjesa ime ne kete veper eshte momenti me korin, si rol jam thjesht shoqeruesja e Arjanes. Personazhi im quhet Ylen dhe ndihem keq per situaten ne te cilen ndodhej mikja ime, pasi nje fat te ngjashem kisha pasur dhe une. Arjana per shume arsye kishte humbur kontaktet me te dashurin e saj te zemres. Po si kengetare e muzikes se lehte, si po shkon karriera juaj? Sigurisht qe pjesa e muzikes se lehte, ze nje vend te rendesishem tek une. Kam shume projekte ne dore dhe them se ka ardhur momenti t’i publikoj. Se shpejti do prezantoj disa nga kenget e mia dhe jam e sigurt se publiku do t’i mireprese dhe do t’i pelqeje. Nese nje dite do te duhet te zgjidhnit mes dy zhanreve, per cilin do te vendosni, muziken e lehte apo ate operistike? U bene shume vite qe ia bej kete pyetje vetes dhe ende s’e kam marre pergjigjen. Une muziken e dua ne te gjitha kuptimet e saj, per mua s’ka dallime, nese nje muzike luhet bukur dhe me dashuri, ajo gjithmone eshte e bukur ne cfaredo lloj zhanri. Sigurisht muzika klasike eshte baza ime kryesore dhe e pandashme. Publiku me shume ju njeh si kengetare te muzikes se lehte, por na pershkruani pak nje 24-oresh tuajin, si kengetare lirike tashme? Sigurisht qe muzika e lehte, eshte me e thjesht per te depertuar ne popull, per kete arsye ndoshta me njohin edhe me shume, sepse muzika klasike nga vete emri klasike, eshte klas dhe e kuptojne nje shtrese tjeter, qe eshte nje pakice, por me shume vlere. Une jam pjesemarrese per afer 7 vite ne te gjitha aktivitet e TOB dhe aty ndjehem mire, sepse ushtroj profesionin tim per te cilin une kam studiuar dhe jam diplomuar, eshte nje ndjesi ndryshe, pa te cilen s’e mendoj dot veten. Dita nis ne oren dhjete me provat ne TOB dhe ka dite qe eshte e gjate, ka disa dite te tjera kur mbaron me heret, varet nga oret e provave qe bejme dhe nga shfaqjet qe kemi. I keni munguar ekranit me klipet tuaja, a do te kemi ndonje klip te ri se shpejti? Pothuajse cdo dite jam ne studio duke punuar per projektet e mia, ne fakt u be kohe qe s’kam bere klip, por mendoj se se shpejti do t’ia bej boom. Kam disa surpriza per fansat e mi.



Kemi pare shpesh qe kengetaret e muzikes operistike jane te shendetshme, nderkaq ju jeni shume elegante, a eshte shendeti kriter per kengetaret lirike? Jo, kush e tha kete? Ne cfaredo lloj profesioni ka te shendetshem ka edhe elegante dhe nuk besoj se hyn ne kritere. As te nje kengetare lirike ky fakt nuk perben asgje. Ne kendojme me diafragme dhe jo me shendet apo elegance Ne performancat tuaja kujdeseni vete per veshjet dhe per lookun, apo ia besoni stilisteve? Varet, kur me mungojne idete, sigurisht qe drejtohem tek profesionistet dhe ne kete rast tek stilistet, por keto kohet e fundit i kam besuar me shume vetes dhe opinionet kane qene shume pozitive. Nese do te ktheni koken pas, cfare nuk do te beni me nga ato qe keni bere ne te shkuaren? Nuk e di, por mund te them se cdo gje eshte me moshe. Sigurisht me mendjen qe kam sot, per shume gjera do te veproja ndryshe, por i bie mos te kem qene kurre 20 vjec apo 22. Cdo veprim eshte i bukur, kur behet ne kohen e duhur. Cfare sakrificash te eshte dashur te besh per hir te profesionit? Me eshte dashur te respektoj shume fytyra hipokrite dhe kjo eshte nje sforco e madhe per mua (qe te zezes, t’i them e bardhe). Fatkeqesisht artin e bejne edhe disa biznesmene te pangopur, qe sillen rrotull si njerez me zemer te madhe dhe me shpirt artisti. Une mendoj qe kurren e kurres me artin, me kete fjale kaq te bukur, te behet pazar. Para se te jesh nje artist i madh, duhet te kesh shpirtin artist, duhet te lindesh i tille dhe jo te behesh per arsye te ndryshme. Mendoni se ka ardhur koha per ju, qe te krijoni familjen? Mendoj se eshte duke ardhur koha, eshte rruges. Te jem e sinqerte, me pare s’e mendoja, por tani ka ardhur momenti dhe e ndjej veten se jam gati per ta hedhur nje hap. Dhe cili eshte mashkulli juaj ideal? Te them te verteten, sa here ma bejne kete pyetje me duket vetja adoleshente, sepse nuk ka tipare specifike ai qe do te jete mashkulli im ideal. Per mua eshte ideal, ai mashkull qe te me ben te ndjehem mire. Ju kendoni muzike te lehte, po muziken popullore keni tentuar qe ta kendoni ndonjehere? Po, sigurisht qe e kendoj dhe muziken popullore dhe them se e kendoj mire. Muzika popullore eshte shume argetuese per ata qe mendojne ta kalojne fundjaven duke u argetuar me miqte neper klube te ndryshme. Eshte pjese e tradites sone. Jeni penduar per zgjedhjet qe keni bere ne jete? Ne jete ka zhgenjime ashtu sic ka edhe suksese, pra jane pjese e se perditshmes tone dhe une nuk jam penduar, sepse kam jetuar. Mendoj se duhet marre cdo gje me sportivitet dhe me shume harmoni. Por kam nje parim timin, qe gjerat e bukura mbahen mend ne jete, jo negativet. Ku i kaloni fundjavat tuaja? Fundjavat e mia ne pergjithesi jane ne skene, e cila me ben te jem e lumtur dhe afer publikut.



Cila eshte stina me e bukur per ju ? Per mua te kater stinet kane bukurine e vete, mjafton t’i organizosh bukur. Projektet tuaja me te aferta? Projektet me te aferta jane edhe ne fushen muzikes lirike edhe ne veprimtarine time artistike, si kengetare e muzikes se lehte. Ju thashe edhe pak me lart se jam duke punuar per disa projekte te reja, por me e aferta eshte kenga me e re. Kete here do te jete nje balade, qe mendoj se do te behet hiti i radhes ne zhanrin e saj.
(Yllka Selita Koha Jone)

Blerina Braka: Kam Disa Surpriza Për Fansat E Mi