>
BIOSHQIP

Blerina Braka: “Jam Gati Për Verën E Vitit 2014”

25-05-2014
Blerina Braka, këngëtarja e lindur në Berat vjen ekskluzivisht në një intervistë për teksteshqip.com. Duke na shpalosur disa nga më të rejat e saj Blerina na tregoi se është duke pregaditur 2 projekte të reja muzikore. Blerina gjtihashtu është e angazhuar së fundmi në festivalin Top Fest 11 së bashku me Aurel ku para disa ditësh performuan edhe në gjysmëfinale. Në vazhdim ndjekim intervistën me këngëtaren Blerina Braka...

TeksteShqip: Blerina, jeni mjaft aktive në muzikë? Na tregoni disa nga projektet me të cilat po merreni kohëve të fundit?

Blerina: Sigurisht që jam shumë aktive pasi muzika përveç se është pasioni im është edhe profesioni im. Jam duke u marrë me 2 materiale të bukura, komerc, ku njërën prej tyre mendoj ta sjell me klip për këtë verë.



TeksteShqip: Së fundmi jeni paraqitur edhe në festivalin Top Fest 11 në një bashkpunim me Aurel? Keni arritur në gjysmëfinale? Mendoni se do të jeni pjesë edhe e finales?

Blerina: Mendojmë dhe shpresojmë shumë që të jemi pjesë e finales pasi e meritojmë. Gjithsesi këngën e kemi shoqëruar dhe me një klip i cili ka 2 ditë që ka dalë në STV dhe sido që të shkoj kënga do ta jap efektin e saj.

TeksteShqip: "Mikja Ime", një këngë e suksesshme kjo e juaj e interpretuar në Festivalin e Rtsh-së. Përse mendon se kjo këngë nuk shkoi në Eurovision?

Blerina: "Mikja ime" është një këngë shumë profesionale. Prisja më shumë nga juria, pse jo të mos shkoja dhe në Eurovision. Këtë vit mendoj të jem sërish pjesëmarrëse.

TeksteShqip: Tashmë një kohë e gjatë që bashkpunoni me bashkpunëtorët e tu të rregullt De Vox & Gramoz Kozeli. Keni menduar ti ndërroni bashkpunëtorët?

Blerina: Ne këngëtarët jemi në lëvizje, në kërkim të materialeve të bukura dhe që neve na përshtaten më së miri. Me G.Kozelin dhe De Vox kam bërë bashkpunime të kënaqshme dhe gjithmonë vazhdoj të jem në kontakt me ta. Ndërkohë jam në lëvizje dhe në studio të tjera.



TeksteShqip: Vera e vitit 2013 erdhi plot energji për ju me këngën "Zogu ti" në bashkpunim me Shpat Kasapin, këngë e cila u bë edhe hit? Do të na sjellë edhe këtë verë Blerina ndonjë hit?

Blerina: Jam duke punuar dhe do bëj më të mirën që të sjell një klip me një këngë shumë të bukur këtë verë.

TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje live?

Blerina: Mbrëmje live çdo fundjavë jam e angazhuar dhe me koncerte gjatë javës jam në lëvizje.

TeksteShqip: Ju jetoni në Tiranë. Merreni me ndonjë gjë tjetër përveq muzikës?

Blerina: Unë jetoj në Tiranë dhe Tiranën nuk e ndërroj me asnjë vend të botës. Merrem vetëm me muzikë pasi kjo është profesioni im.



TeksteShqip: Po jeta private...

Blerina: Jeta private vazhdoj të dua vetën më shumë se askënd, akoma s'jam gati për martesë!

TeksteShqip: Blerina, e lidhur shumë ngusht me festivalet. Përveq Top Fest-it mendoni të merrni pjesë sërish në ndonjë festival tjetër këtë vit?

Blerina: Mezi po pres festivalin e madh, më ka lënë një shije shumë të bukur edhe pse nuk u vlerësova ashtu siç duhej. Ishte bukur të këndoje live përkrah një orkestre të madhe profesioniste.

TeksteShqip: Ç'mendim keni për albumet?

Blerina: Shumë kohë më parë e mendoja te bëja një album ndërsa tashme jo. Albumi në fakt është identiteti i çdo këngëtari por në momentin që nuk ka interes për të, bie dhe interesi jonë për ta realizuar. E tregun që është sot, mjafton një këngë komerc e shoqeruar me klip dhe je ok me popullin!



TeksteShqip: Blerina, ne të falenderojmë që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron ti përshëndesësh fansat...

Blerina: Ju felenderoj edhe unë, ishte kënaqësi! I përshëndes të gjithë dashamirësit e muzikës sime.
(Teksteshqip.Com)

Blerina Braka: “Jam Gati Për Verën E Vitit 2014”