>
BIOSHQIP

”jo Jo” Nga Blero Del Të Jetë E Huazuar

29-06-2015
Kënga hit e momentit në Kosovë "Jo Jo" sjellur nga dyshja Blero ft. Onat po del të jetë një këngë e huazuar dhe jo origjinale. “Derech Hashalom” titullohet një këngë e sjellur nga këngëtari Peer Tasi, e cila ka një ngjajshmëri tejet të madhe, për të mos thënë tërësisht e njejtë me këngën "Jo Jo". Kjo nuk është hera e parë që këngët e Bleros dalin të jenë plagjiaturë, edhe kënga "5" në duet me Shkurte Gashin u lakua në media pasi mendohej se ishte huazim nga bullgarët. Edhe kënga "5" kishte ngjajshmëri tejet të madhe me këngën "Mitrovica ime" të këngëtares Mihrije Braha, e cila prap nuk është në versionin origjinal pasi edhe ajo ishte kopjuar nga grekët. Siç duket të gjitha projektet e fundit të Bleros dalin të mos jenë të tijat origjinale, por plagjiatura të shteteve fqinjë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

”jo Jo” Nga Blero Del Të Jetë E Huazuar