>
BIOSHQIP

Blero Mohon Të Jetë I Kërcënuar: Thotë Se I Frikësohet Vetëm Zotit

20-09-2015
Këngëtari Blerim Muharremi ka reaguar pas publikimit të disa mesazheve ku thuhet se ai i është frikësuar DJ’it që e kritikojë një natë më parë

Blero ka reaguar ndaj shkrimit “Frikësohet Blero – kërkon derman”.

Ai në një reagim për Express ka thënë se i “frikësohet vetëm Zotit”.

“E dyta ato sms, a çka janë bullshit, montazh për me përfituar njerëzit që kanë interes me fol për ta”, ka thënë ai.

“Shihet qartë që janë lojëra të fëmijëve. Kështu që mos i shtini njerëzit me mëndu çka nuk qëndron dhe është pa kurrfarë baze. Po ashtu mos ma prishni ditën tem të pushimit që po ja kushtoj vajzës sime”, ka shkruar Blero në reagimin e tij.

Për këto shkrime Express ka biseduar edhe me Onatin e TDS i cili ka thënë se ai as nuk ka qenë i informuar për këto gjëra. “Ka kohë që jam në pushime dhe shumë pak jam duke i kontrolluar edhe rrjetet sociale”, ka thënë ai.

Frikësohet Blero - kërkon derman

Blero ka pasur një përplasje në Instagram në Dj Gamble, për shkak se ky i fundit nuk e ka lëshuar këngën e preferuar të Bleros “How Deep is Your Love”.

Sharjes së Bleros, i është përgjigjur me të njëjtin ton Dj Gamble.

Tani Blero duket se i ka rënë pishman dhe po kërkon derman nga frika.

Express sjell mesazhe, ku Blero kërkon ndihmë për “t’ia hequr qafesh” disa persona që e anë kërcënuar duke thënë se është ngutur dhe ka qenë i dehur.
(Express)

Blero Mohon Të Jetë I Kërcënuar: Thotë Se I Frikësohet Vetëm Zotit