>
BIOSHQIP

A Janë Martuar Blero Dhe Afrona?

09-12-2015
Çifti që gjithmonë bën vend për një titull në faqet e mediave rozë, me sa duket e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Këngëtari Blerim Muharremi dhe e dashura e tij Afron Dika, kanë publikuar një fotografi krejtësisht të zakonshme në një lokal nate, por është mbishkrimi ai që zgjon shumë kureshtje. “Po unë dua”, ka shkruar Blero në përshkrimin e fotografisë që e ka publikuar në instagram. Ai nuk ka dhënë asnjë shenjë e as një detaj tjetër që të lë të nënkuptohet se është martuar tashmë për herë të dytë, por mbishkrimi në anglisht “Yes I do” është fraza më e përdorur kur një çift pranon të hyjë në martesë para ofiqarit apo një predikuesi fetar.
(klankosova)
A Janë Martuar Blero Dhe Afrona?