>
BIOSHQIP

Blero: Xhelozia Nuk Ekziston Ne Lidhjen Me Teuten

28-02-2012
Këngëtari kosovar Blerim Muharremi-Blero, i cili është i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, ka pohuar se në lidhjen e tyre nuk ekziston xhelozia.
"Askush nuk e di se si është Teuta. Sëmundja e xhelozisë nuk ekziston në lidhjen tonë. Do t'u lutesha që në shkrimet e ardhshme të gjithë gazetarët të takojnë fillimisht personat që duan t'i intervistojnë dhe të marrin më shumë informacion mbi jetën e tyre", ka thënë Blero gjatë një interviste për mediat shqiptare.

Blero gjithashtu ka pohuar që së shpejti do të vijë me projekte të reja muzikore.

Kjo eshte intervista e leshuar per revisten MAPO:

Flitet me te madhe rreth klipit te fundit per probleme me policine, mund te na sqarosh se cfare ka ndodhur?

Flitet dhe shkruhet me shume ne mediat elektronike qe nuk kane asnje informacion per kete rast dhe vetem duan te shkruajne ndonje gje, ndoshta per profit te vetin, eshte me te vertete per te ardhur keq!

Parate kane qene vertet false, apo jo?

Si mendoni ju, jane apo nuk jane…?

Pervecse jane konfiskuar, te kane thirrur ne polici per ndonje deklarate?

Askend nuk ka thirrur policia, dhe eshte nje shkrim qe ka dezinformuar e gazetaret vazhdojne te bejne pyetje te njejta.

Kunati juaj qe eshte minister, nuk ka mundur t'ju ndihmoje ne kete rast?

Mendoj qe nuk ka nevoje per keto lloj pyetjesh.

Klipi eshte pelqyer shume, por flitet se po censurohet nga disa televizione…

Televizionet jane te varura nga shikuesit dhe perderisa shikuesit e kerkojne, mendoj qe ata nuk kane llogari qe mos te transmetojne! Dhe kjo fjala ‘censurim' eshte interesante tek ne. Censurimi duhet te behet ne gjera te tjera dhe jo ne muzike.

Blero, kenget e tua jane degjuar nje periudhe ne Turqi dhe Gjermani, pse nuk ke vendosur per nje karriere me te gjere?

Koha dhe perkushtimi jane ne trojet shqiptare, por ende nuk eshte vone.

Cfare je duke punuar per momentin?

Kam disa projekte te reja per te cilat po punoj.

Do kete ndonje bashkepunim me Dafinen, pasi ajo eshte kthyer ne produksionin tend?

Jo!

Si po ecen jeta bashkeshortore, eshte vertet xheloze Teuta sic po flitet?

Askush nuk e di se si eshte Teuta. Semundja e xhelozise nuk ekziston ne lidhjen tone. Do t'u lutesha qe ne shkrimet e ardhshme te gjithe gazetaret te takojne fillimisht personat qe duan t'i intervistojne dhe te marrin me shume informacion mbi jeten e tyre.

Tara tashme eshte rritur, mendoni per nje femije tjeter?

Kur te doje i madhi Zot atehere do te ndodhe!
(mapo)

Blero: Xhelozia Nuk Ekziston Ne Lidhjen Me Teuten