>
BIOSHQIP

Blero Nuk është Më Biond

19-05-2015
Këngëtari Blero muajin e kaluar u përfol mjaft shumë në media për look-un e tij të ri pasi kishte pësuar një ndryshim drastik. Ai i kishte ngjyrosur flokët e tij nga të zeza në të bardha duke u bërë kështu biond.

Por si duket flokët e bardha nuk janë stili i Bleros, kjo pasi edhe fansat e pëlqejnë më shumë me flokët e tij të zeza.

Së fundmi këngëtari ka publikuar në rrjetin e tij social në Instagram një fotografi ku shihet se i ka kthyer flokët e tij në ngjyrën natyrale. Këtë "rikthim" ai e ka bërë te studio "Altini" në Prishtinë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Blero Nuk është Më Biond