>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo ka filluar të këndojë që nga klasa e Vl-të në grupin muzikor të shkollës. Talentin e ka të trashëguar nga babai dhe xhaxhai, ndërsa të gjithë familjarët e mbështesin në rrugëtimin që ka zgjedhur. Blertës i pëlqen shumë qyteza e saj, pasi komuniteti është shumë i dashur dhe mbështetës. Të gjithë janë të entuziasmuar për pjesëmarrjen e saj në ‘The Voice Kids’.

Në vitin 2018, Blerta Curri merr pjesë në Voice Kids Albania. Ajo kaloi fazën e audicioneve të fshehura me dy butona të shtypur,nga Eneda Tarifa dhe Aleksandër e Renis Gjoka. Zgjodhi të vazhdoj me skuadrën Gjoka, ku në fazën e betejave kundër njëra-tjetrës ishte me Emblën dhe Sarën. Këtu edhe përfundoi garën si beteja më e vështirë ndonjëherë në ringun e 'The Voice'.

Në vitin 2019, fillon me mësime në Shkollën e Arteve 'Çesk Zadeja'. Po në këtë vit merr pjesë për herë të parë në një Festival Internacional si 'Rising Stars'. Nga kjo pjesëmarrje ajo mori ftesë për një tjetër festival që do mbahej në Turki. Më pas,Blerta ishte fituese e çmimit të parë në Festivalit e Këngës 'Kaçaniku Këndon' dhe kështu vazhdoi të ishte aktive edhe me paraqitje të tjera skenike në kuadër të Shkolles së Mesme të Muzikës në Ferizaj.
DËRGOI:

KATEGORI: