>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo ka te mbaruar shkollen e mesme te muzikes "Prenk Jakova" Prishtinë si dhe ate fakultetin e Marketingut. Ajo tashmë prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka filluar një karrierë të re prej dizajnereje. Këngëtarja që’ braktisi’ muzikën për dizajnin E njëjta, ka zbuluar gjithashtu se sa është e vështirë për të që të depërtojë në tregun amerikan, por që duke u munduar, shpreson t’ia dalë mbanë. Amerika ka një treg shumë të fuqishëm të modës. Nuk është e lehtë të depërtosh në këtë industri, mirëpo nëse punon shumë dhe e adhuron këtë punë ashtu siç më pëlqen mua, ka mundësi të ngritesh”, tregon këngëtarja e kthyer në dizajnere. Ka marre pjese ne Festivalin "Xixellonjat" dhe e me pas ka hyre me boten muzikore per te rritur.

Më datë 10 Dhjetor 2005 Blertina publikon albumin "Merri Vitaminat" me bashkpuntoret Armend Rexhepagiqi & Aida Baraku

Në Qershor 2005, Blertina Shabani merr pjesë në Polifest Kids 2005 me këngën "Telefoni".

Në Qershor 2009, Blertina Shabani merr pjesë në Polifest 2009 me këngën "Merri Mend't E Mia".

Në Nëntor 2009, Blertina Shabani merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "Shtriga Merzi", ku performoi në naten e dyte te ketij fstivali,u nominua per cmimin "Magjia e parë" dhe u vleresua me 37 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali.

Në Maj 2009, Blertina Shabani merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "1000 Pranvera".

Në Maj 2010, Blertina Shabani merr pjesë në VFM 2010 me këngën "1000 Pranvera".

Më vonë ajo nxjerr edhe videoklipin e saj te titulluar "1000 pranvera"nje klip ky i xhiruar nga videoproduksioni "EnterMedia".

Më datë 27 Qershor 2012, Blertina Shabani publikon videoklipin "Po Du Me Kcy". Muzika e këngës u punua nga Enis Presheva, teksti u shkrua nga 2po2, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Presheva. Videoklipi u prodhua nga Alexander Video.

KATEGORI: