TEKSTESHQIP

Bllekpsajko
Nëntor
Lyrics

Hala i fort si gurt - amo sedi sigurt
A ish kon ma mir - mos t'kishe egzistu
Nese isha kon gurr ti ku mkishe gjujt
Po un si burr, stkom lon mi skuq gujt

x
Kejt qa kom desht, u kon me t'majt afer
E kejt qa kom desht, tash ka met veq ander
Para se me t'njek ty, un e kom njek paren
Hala tu njek pare, tash mos um vet per ndarjen

Se lot e tu qe m'piken mu, mdoket qe spo nalën
Edhe lot mu mkan desht, garant qato nuk po thahën
Un skom desht ti me mu kthy, kur ta pash t'lagt faqën
Naj her lutna ti mu kthy, se ma sheron plagën

Naj her mki mungu, edhe tym kom qu n'ajër
Kur sjom kon kerka, mki kuptu qe sjom majër
Dikur jem kon bashk, tash nuk jem si më parë
E tash qe sjem bashk, a thu je tu qarë

hëëë

Ti kom lon kujtimet, amo jo shum tmira
Un skom mujt ma shum, se skom pas pun me lira
Edhe sjom kon romantik, per met dhez ty qira
Kejt qa kom mujt me bo bashk, u kon me dhez splifa

mo spo du me fol, veq po fol kjo zemra plast
Nashta ki me bo tjeter, po asnjo ska me t'knaq
Une skom vazhdu me t'dasht, veq e kom lon me qaq
ti ke dal pi zemres tem,e tash mun me nejt jasht

e qa kom bo per ty, ty prap tu dok pak
t'kom majt afer zemres, edhe pse je kon shum larg
e kilometra bojsha, veq 1 or me t'pas ngat
ske pas munsi ma shum, veq mjaftojke per mu pa

e tash po m'vje keq, qe st'kom lon tu kesh
e ti mu m'ke desht, qe m'ke pa mu tu kesh
e un ty st'kom desht, qe t'kom pa ty tu desh
amo une t'kom desht, qe ti um ke desht

pom vje inati teper, qe spo tshoh me tjeter
Me tpa a ki ndryshu, a je hala si ma heret
Fjalt i thot shpirti... e un I shkruj n'leter
E ty per me t'shajt... nuk pom le mu kjo zemer

Sa her qe dal nrrug... un po lutna me tpa
Po shkoj me pi... nvene ku shkojshmi na
E di qe m'urren... ma shum se gjithqka
e di t'kom lendu... amo jo nuk tkom vra

X2
Hala i fort si gurt - amo sedi sigurt
A ish kon ma mir - mos t'kishe egzistu
Nese isha kon gurr ti ku mkishe gjujt
Po un si burr, stkom lon mi skuq gujt

x
Tash um mungon, se ska kush i mush keset
kesen me rabi, edhe vagen ma mshefshe
e shpesh her para dajve je bo teze
Shpirtin e bardh, un ta mlova me t'zezen

Se tprisha ty, edhe t'bona ty ma tkeqen
Personat si ti, mu jeten ma ndreqen
dikur je kon engjull e tash je veq dreqën
Kur tkom shti ty n'loj se ki pas ndresen

e din qa tkom thon, para se me ma kthy shpinen
qdo pjes trupit tu pershtatke, me ma ngul thiken
ton naten t'maj n'men, masi afer stkom as diten
per mu je kon drit n'terr, e ti ma nale driten

e tash jom tu t'urrejt, ma shum se qe t'kom desht
ti ke lyp tjeter sen, tjeter sen ti ke gjet
thojn kush e lyp e gjen, amo per ty ska vlejt
se veq per 1 nat t'mir ti e hupe 1 jet

e di ke pas marak, me pas ti 1 rrugaq
me bo ato per veti, e veq ty aj me t'dasht
edhe une di me dasht, edhe pse jom psikopat
edhe une kom ndjenja. mos meno qe jom kafsh

X2
Lem t'rolli e t'dehna, me ty t'shprehna
Thujum fjal tmira,se me tkqija po thena
Shum fell mrena, fell fell te 2 zemra
momentet tona veq, n'kujtime i gjejna

X2
Hala i fort si gurt - amo sedi sigurt
A ish kon ma mir - mos t'kishe egzistu
Nese isha kon gurr ti ku mkishe gjujt
Po un si burr, stkom lon mi skuq gujt

DËRGOI: