TEKSTESHQIP

Bloody Skies
Heronjtë Klithin Së Largu
Lyrics

Dhimbje përleshje plumba dhe heshtje
nënat fëmijët lotin kanë veshje
heronjtë për së largu
klithin shpirt tharë
për dhe dhanë jetën
shpresa është vrarë!

Lëkurë kalbur fytyrë tallur
teshur gërricur e këmbëzbathur
heronjtë për së largu
klithin shpirt tharë
për dhe dhanë jetën
shpresa është vrarë

Vatër vetmuar shpirtra shtegtuar
heshtra pa tretur vorre harruar
heronjtë për së largu
klithin shpirt tharë
për dhe dhanë jetën
shpresa është vrarë

Penë e pabojë kartë e pashkrojë
histori shojtur rrënjët pa mblojtur
heronjtë për së largu
klithin shpirt tharë
për dhe dhanë jetën
shpresa është vrarë