>
BIOSHQIP

Bojken Lako: Do Bëj Muzikë Edhe Kur Të Jem Plakur

14-11-2013
Me një karrierë të gjatë dhe brilante në muzikë, lideri i muzikës rock në Shqipëri nuk di të ndalet asnjë moment. Ky është Bojken Lako, i cili së fundmi është prezantuar për publikun me grupin e tij Bojken Lako Band, një grup që vjen tërësisht “live”. Ndryshe nga herët e tjera, Bojken Lako na rrëfen lidhjen e tij të fortë me muzikën, një pasion që nuk do të ndalet deri në vdekje si dhe qëllimin e formimit të grupit të tij të ri. Në këtë intervistë, nuk mungojnë as detajet dhe momentet e lumtura me Semi Jaupajn, tashmë bashkëshortja e jetës së tij. Stina e vjeshtës ju ka gjetur mes shumë angazhimesh. Një ndër to është dhe prezantimi i grupit “Bojken Lako Band” në Kënga Magjike. Si lindi ideja për të sjell këtë formacion?



Është hera e parë që marr pjesë në Këngën Magjike me grupin tim më të ri Bojken Lako Band. Ky grup është i përbërë nga pesë anëtarë; Bojken Lako vocal dhe guitars, Arnold Halili drums, Juxhin Pojani electric guitars, Kristi Koçi keyboards dhe Arlind Zerdja bass gitars. Është një grup djemsh të rinj rreth moshës 20 vjeçare, të cilët po punojnë me shumë kënaqësi për këtë projekt. Krijimi i grupit Bojken Lako Band ishte një dëshirë e hershme e djemëve, duke sjellë për publikun muzikë “live”. Cili është qëllimi i këtij grupi? Qëllimi i këtij grupi është që të bëjmë sa më shumë koncerte, këngë të reja dhe të zgjojmë pak energjinë e publikut. Në të njëtën kohë, ti përgjigjemi dëshirës së publikut të çdo lloj brezi për pak muzikë të mirë. Besoj se çdo artistë apo çdo muzikantë do të donte të krijonte sa më tepër evente në jetën e tij artistike. Por, qëllimi në të vërtetë nuk është kaq drejtpërdrejt i shpjegueshëm! Është një lloj ndjesie dhe dëshire që të kap për të bërë muzikë. Është brenda teje, nuk është kaq e kalkuluar. Madje po ti kalkulosh gjërat i bie të mos merresh fare me muzikë se ka shumë pengesa dhe vështirësi, por është dëshira e pastër, idealet e pastëra dhe kënaqësia që merr dhe ajo që të motivon në përgjithësi është energjia e djemëve me të cilët punoj.



Jeni një ndër profesionistët e paktë që iu jepni hapësirë të rinjve që bëjnë muzikë sot në Shqipëri…? Është shumë e vështirë të hysh ne treg vetëm me pasionin për muzikën. Edhe pse në këto momente nuk është se po organizoj ndonjë event që mund të promovohen, herë pas herë mundohem që me ato pak hapësira që kam tiu jap kohë për të shfaqur talentin e tyre. Të bësh art në shqipëri është shumë e vështirë, por pavarësisht kësaj ne jemi munduar që të rinjt të jenë në fokusin tonë pasi ato janë e ardhmja. Keni menduar ndonjëherë të “braktisni” muzikën? Nuk e konceptoj të dal asnjë moment jashtë muzikës edhe pse jetës nuk i dihet asnjëherë. Edhe kur të jem një burrë plak do të bëj muzikë me atë lloj formacioni që do ti përshtatet karakterit tim. Në fakt, e kam ndjerë veten jashtë muzikës këto vite, pasi kam nxjerr shumë pak këngë për shkak të angazhimeve të tjera të jetës. Me pak vështirësi, por tani po vazhdoj fort e nuk ndaloj për të bërë muzikë.



Si po ecën marrdhënia juaj me Semin? Me plot gojën shumë mirë! Unë jetoj me Semin në një shtëpi pasi jemi martuar. Nuk di ta përkufizoj me fjalë, por mund të them që momentalisht po jetojmë ditë të lumtura. Semi po bën një shkollë për grafik dizanjë dhe pjesën tjetër të kohës po punojmë të dy sëbashku për të nxjerr në treg dy albume, albumin e saj për Vit të Ri me 15 këngë si dhe albumin tim Bojken Lako Band në pranverë. Edhe pse në pjesën më të madhe të ditës ja kushtoj provave me grupin, pasi po përgatitetmi për koncerte dhe për disa videoklipe, unë dhe Semi arrijmë të gjejmë qetësi në shtëpinë tonë, ku një pjesë të kësaj kohe e merr dhe qenushi i vogël. Cili është projekti yt më i afërt? Ne po punojmë fortë për të dal në treg me dy albume të reja. Shpresojmë që të arrijmë në kohë, ashtu siç e kemi planifikuar. Për momentin rëndësi ka albumi i Semit i cili është planifikuar të dal në treg në fund të dhjetorit, më vonë le të shikojmë çdo na ofrojë koha.
(b.t/shqiptarja)

Bojken Lako: Do Bëj Muzikë Edhe Kur Të Jem Plakur