TEKSTESHQIP

Bojken Lako
Sytë E Shpirtit
Lyrics

Provoj të shoh në qiell
Në tokë të kuptoj,
Shikoj me sytë e shpirtit
Një tjetër dimension
A ka një rikthim ...
Po jetoj ëndrrën tënde
Një ditë si një jetë,
E shkuara dhe e ardhmja
Një dimension qiellor.
A ka një vend nga ku vjen
A ka një rikthim
Mrekulli dhe mister
Mrekullia është tek ne
Eshtë tek yjet lart në qiell
Eshtë çdo ditë nga një jetë

REF:
Mrekullinë e kemi ne brenda vetes
Dashuri është Zoti, që ne kërkojmë në Univers
Krijo një dimension
Ku Universi është në sytë e Atij që ti do

Një ditë do shikoj nga qielli
Në tokë ti kujton
Do shikoj me sytë e shpirtit
Ka tjeter dimension
Besoj në rikthim
Në mrekulli dhe mister
Mrekullia është tek ne
Eshtë tek yjet lart në qiell
Eshtë çdo ditë nga një jetë.

REF:
Mrekullinë e kemi ne brenda vetes
Dashuri është Zoti, që ne kërkojme në Univers
Krijo një dimension
Ku Universi është në sytë e Atij që ti do
Unë ëndrrën tënde jetoj dhe besoj!