Bora Dollënga Poezi
Bora Dollënga

Ne Vend Te Vrerit Lulen Mbolla

Me thane qesh teper
me serioze te jem u mundova
Me thane perpiqesh te jesh kryeveper
U tjetersova...rrjedhimisht ndryshova

Me buzeqeshen
Nderkohe me tregonin me gisht
Te me rrezonin deshen
Une vazhdoja te merrja fryme lirisht

Peshtyne ne vendin ku u shtriva doren
Keq te me vinte prisnin
Si pergjigje buzeqeshjen time moren
I pashe me helmin e tyre te vdisnin

Dinin sikur diellin u vodha
Por...dielli per te gjithe ndricon
Ne vend te vrerit lulen mbolla
Tju them se ky shpirt akoma duron

Te duash s'eshte mekat
Mekat eshte per te tjeret te ndryshosh
Se na mban nje kulture nuk eshte pak
Pak eshte,ate kulture ta mohosh

- Poezi nga Bora Dollënga


- U dërgua nga boradollenga12 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0