Bora Dollënga Poezi
Bora Dollënga

Pa Jetuar S'do Te Vdes!

-Ti me sy smeraldi
qe ne fazen e plote te henes buzeqesh
E prish monotonine me nje melodi
Thuame pse qan me denes?

-Zhiva derdhet neper gjak
Drita e henes me verbon
Deshiron më shkak
Apo kjo qe te them te mjafton?

-Si shqiponja me qendro
Fluturo...je e lire
Dashuro...me shpirt dashuro!
Aq sa te kesh deshire...

-Edhe ylli polar fjalepake
Me veshtron duke heshtur
Perpiqet te me dhuroje nje fije flake
Ne galaksine qiellore mbeshtetur

-Per ta marre ate fije flake rrugeto
Shiko perendimin ku puth deti qiellin
Thelle neper humnera kerko
Germo rrenjet ku njerzit fara lumturie mbjellin!

-Edhe sikur majat e gishtave te prekin qiellin
Kapaket e syve te hapen sapo shohin diellin
Cullufet era te mi marre
Po valle...ku e gjen kurajon te mi thuash keto fjale?!

-Dallga mi peshperit
Embel kur me vjen si melodi
Perla e gjetur buze reres shendrit
Nga shkelqimi i syve qe i fale ti!

-S'mund te them qe kam humbur
Ne mes te nje labirinti pa shprese
Mes germash rremuje...nje fjale kam gjetur
Pa jetuar s'do te vdes!

- Poezi nga Bora Dollënga


- U dërgua nga boradollenga12 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0