>
LETERSISHQIP

Me Jeto

Te medha jane gjurmet tona
Edhe pse koha i zhduk
Sapo mberrijne minutat e vona
Bere cbere nuk ka me duk

Valle per cfare sherbejme?
C'ndryshim kemi sjelle?
Vetem veten po genjejme
Ne lendinen me lule beton kemi mbjelle.

Per te mos ulur krenarine
Nje me fal se kemi thene
Me para kemi ngritur mbreterine
Sa e sa duke shkelur me kembe.

Eh para e mallkuar
Per ty kemi filluar kurbetin
Per ty nipi dajen e ka shuar
E ka shkuar i ka bere adetin.

Eh ambicie e felliqur
Me ty njeriu ka arritur ne maje
Qiellin a ta prek ka thene...se ka ditur
Qe nga zeroja do riniset rrugetimi pastaj.

Eh e verbera dashuri
Mashtrohesh nga nje te dua
Per te i shtrenjte eshte ari
E aspak ndjenjat e tua

Eh jete e veshtire e jo e drejte
Kacafytemi, vritemi e duhemi rralle
Po prape mbetesh per ne e shtrenjte
Pas vdekjes do na behesh per mall.

Eh more i bukuri njeri
Ti mundesh po nuk do
Se bashku te mblidhemi njeherazi
E njeri-tjetrit ti themi ME JETO!