Bora Dollënga Poezi
Bora Dollënga

Tema: Poezi Për Jetën


Jete Paralele

Ndoshta eshte e thene
Diku ne nje paralele jete
Fati jot dikujt sapo i eshte vene
Mbase mund te jete e vertete...

Sec me lindi kjo ide
Ide skizofrenike,ama e gjalle
Tym pa zjarr tere keto vite
S'eshte filozofi,eshte hall.

Eshte budallallek me thuaj
Diku ne univers ta gjesh veten
Ti shtrengosh duart e ti thuash me duaj
Bashke do jetojme jeten!

Me dergo nje sinjal e dashur
Me thuaj mos dhe arrije
Per gabimet e hershme te kam e me ke falur
Per cdo hap me bej me dije

Se qenkesh e veshtire jeta
Ta sjell furtunen ne kohe me diell
Loteve rreshkitur ne faqe mbeta
Me mijera lutje te paarritura ne qiell

Ne je pesedhjete vjece e mos me shume
Kritikom e te mirat mi trego
Gabimet e tua mos ti bej une
Nga udha jo e drejte me shpeto.

Ne je njezete e ca e mos me pak
Mos u rrembe nga adrenalina
Ne adoleshence digjesh nga nje fije flake ne rini qeshu e puno sa te mbaj shpina

E nese je lule e pacelur
Mos ki zili lulet petaleleshuara
Jeta femijerore eshte e bukur
Luaj,fantazo e pac vetem dite te gezuara!

- Poezi nga Bora Dollënga


- U dërgua nga boradollenga12 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0