>
BIOSHQIP
Biografia
Briz Musaraj është një këngëtar rock dhe gjithashtu ish lideri i grupit shqiptar Supernova. Brizi është futur në fushën e muzikës që në moshë të vogël duke studiuar piano klasike vite me rradhë por asnjëherë për tu bërë pianist klasik, gjithmonë mendja ka qenë tek muzika Pop Rock.

Në vitin 2003 bashk me 3 bashkëmoshatar bashkëkrijuan grupin "Supernova" me të cilën luajtën live vite me rradhë në lokale dhe evente të ndryshme si Mjaft Fest etj.

Ai është edhe kompozitori i shumicës së këngëve te albumit të parë të grupit të quajtur "1". Ai ka konkurruar në Top Fest si dhe në RTSH Festival 2009.

Vitet e fundit pasi grupi u shpërbë, ai u fokusua më shumë në produksion dhe në punë për artistë tjerë, dhe në organizime eventesh si "Tirana Rocks" dhe "Tirana World" and "Jazz Festival"
Në 2012-tën pas dhe specializimi të shkurtër në Londër ai bashkë me Indri Topi hapën studion e tyre "Tull Productions" me të cilën kanë punuar me artistë si Kastro Zizo, Vitmar Basha, Mariza Ikonomi, Dr Flori etj.

Në Maj 2009, Briz Musaraj merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Keta Sy".

Në Qershor 2011, Briz Musaraj merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Shoku Im".

Në Maj 2012, Briz Musaraj merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Ylli Qe S'do".

Në Maj 2013, Albani P28 merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Hije", në bashkëpunim me Briz Musaraj.

Më datë 3 Tetor 2013, Briz Musaraj publikon videoklipin "Grinnin' In Your Face". Muzika e këngës u punua nga vetë Briz Musaraj, teksti u shkrua nga vetë Briz Musaraj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Briz Musaraj. Videoklipi u prodhua nga Ars Albanica.